Mariah Carey në karrige me rrota për në skenë! (VIDEO)

Mariah Carey eshte filmuar teksa ka hyrë nën skenën e koncertit të saj në Las Vegas me karrige me rrota.

ShowBiz

27/02/2016 11:17

Sipas TMZ, shkak për këtë kanë qënë takat e larta të cilat mesa duket e kanë dëmtuar këngëtaren.

Stafit të 45-vjeçares i ka ardhur në mendje idea që ajo të ngjitet në skenë me karrige me rrota për këtë arsye. Këngëtarja shpreson të ketë gjithmonë ‘fronin’ e saj, kështu që mund të veshë gjithmonë këpucët e saj të preferuara me taka të larta, vijon TMZ.

Në video, fituesja e çmimeve Grammy shfaqet e veshur me një fustan me xixa duke u transportuar për në teatrin The Colosseum në Caesars Palace. Këngëtarja ka nisur koncertin për albumin e saj të radhës “Number One to Infinity”./ Top Channel

YouTube player