Mariah Carey e urren ‘American Idol’

Mariah Carey nuk mund të ishte e lumtur pa e lë prapa krahëve kompeticionin ‘American Idol’. Këngëtarja e hitit ‘Art of Letting Go’, e cila shërbeu një sezon në juri, në kompeticionin muzikor të ‘Fox’, përkrah Nicki Minaj, Randy Jackson e Keith Urban, ka dhënë deklarata të rënda gjatë një interviste për emisionin ‘Hot 97’s’,…

ShowBiz

14/11/2013 12:00

Mariah Carey nuk mund të ishte e lumtur pa e lë prapa krahëve kompeticionin ‘American Idol’. Këngëtarja e hitit ‘Art of Letting Go’, e cila shërbeu një sezon në juri, në kompeticionin muzikor të ‘Fox’, përkrah Nicki Minaj, Randy Jackson e Keith Urban, ka dhënë deklarata të rënda gjatë një interviste për emisionin ‘Hot 97’s’, që drejtohet nga Angie Martinez.

Juri e urryer.

“Sinqerisht, e urreja atë. Kjo është ajo që ishte. Isha personi i parë që kisha kënduar. Mendoja se do të bëhej një panel tre personash. Ata më bënë ofertë të mirë dhe ishte OK pasi aty ishte Randy Jackson, të cilin e kisha njohur më parë. Mirëpo, nuk ishte si dukej. Ishte si të shkosh të punosh çdo ditë në ferr me Satanin”, tha këngëtarja e famshme amerikane.

Carey shton se më së shumti i ka dashur garuesit, një pjesë e së cilëve thotë se ishin këngëtarë të mirë, por edhe njerëz të mirë. Ajo është e zhgënjyer për mënyrën se si juria, për arsye politike, nuk i qonte garuesit përpara (i eliminonte).

Nëna e dy fëmijëve shton se tash është e lumtur që u kthye aty ku e ndien veten më së miri – në studio. As ajo e as Minaj, nuk do të kthehen në edicionin e 15-të të ‘American Idol’.