Maria Bamieh fiton betejën e parë

Maria Bamieh ka fituar betejën e parë në ballafaqim me EULEX-in.

Lajme

12/12/2014 07:47

Ombudspersoni evropian i ka dhënë të drejtë pas një hetimi që ka zhvilluar. Ka gjetur shumë shkelje, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, ka zbuluar se një dokument denoncues kundër kryeprokurores së EULEX-it, Jaroslava Navotna, dhe ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, është zhdukur brenda misionit.

Një dokument që ka publikuar javën e kaluar rreth mënyrës sesi Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) menaxhon dyshimet për parregullsi serioze, përfshirë Misionin e Sundimit të Rendit të BE-së në Kosovë, ka konstatuar këto sjellje shkelëse të EULEX-it.

Hetimi i publikuar më 4 dhjetor ka filluar pas marrjes së një letreje prej 40 faqesh, në të cilën ishin listuar faktet nga ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh. Ajo ishte ankuar për shkak të punësimeve të paligjshme të prokurorëve dhe për largimin e saj.