Margarita Kadriu kundër demarkacionit

Ish-deputetja e PDK-së, tani deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Margarita Kadriu ka bërë të ditur votën e saj për demarkacionin.

Lajme

26/08/2016 11:36

Ajo ka thënë se vota e saj do të jetë kundër. Kadriu në një opinion të botuar në gazetën të cilën e kishte drejtuar para se të hynte në politik, ka shkruar se votimi për demarkacionin është veprim antikombëtar.

“Të votosh një marrëveshje që dyshohet se e cenon tërësinë territoriale, është shkelje e betimit, thyerje e ligjit, veprim antikombëtar”.

“Vota ime, sigurisht nuk është në favor të një marrëveshjeje të tillë. Se duhet bërë demarkacioni me Malin e Zi dhe të gjitha shtetet fqinje është e padiskutueshme. Unë jam për demarkacion me Malin e Zi si shtet fqinj , mirëpo i them jo kësaj marrëveshjeje të paqartë, të dëmshme dhe plotësisht jotransparente”.

“Edhe pse një votë është vetëm një votë dhe nuk çon peshë në mesin e 120 votave, unë e kam parë të arsyeshme se kapitulli im me përvojën politike dhe prapaskenat në partinë ku kam qenë disa muaj ta mbyll pikërisht me votën kundër, edhe atë në mënyrë të dëshmuar!”, ka shkruar ndër të tjera Kadriu,njofton lajmi.net.

Ajo ka thënë është e çartë se në këtë marrëveshje janë bërë lëshime dhe ka propozuar që Qeveria të rishikojë këtë marrëveshje.

Kadriu po ashtu ka thënë se mos miratimi i kësaj marrëveshje nuk e lënë Kosovën të izoluar, por krimi dhe korrupsioni./ Lajmi.net