Marcus Rashford në Serie A për 75 milionë euro

Marcus Rashford është shfaqur si një objektiv i Juventusit.

Sport

18/10/2018 08:36

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Marcus Rashford, mund të largohet nga Manchester United, për t’u transferuar në Serie A.

Është Juventusi që po kërkon shërbimet e 20 vjeçarit shkruan ‘The Sun’, përcjell ‘lajmi.net’.

Vlera e Marcus Rashford vlerësohet të jetë rreth 75 milionë euro.

Kujtojmë se reprezentuesi i Anglisë ka debutuar me Manchester United që në vitin 2016, ku ka shënuar 18 gola në 83 paraqitje./Lajmi.net/