Marcos Alonso mbrojtësi më produktiv në Premierligë       

Mbrojtësi i krahut të majtë të Chelsea, Marcos Alonso, vazhdon të impresionojë me paraqitje në Premierligë në fanellën e Chelsea.

Sport

18/08/2018 22:55

Përveç punës së palodhshme në mbrojtje, ai po ndihmon skuadrën edhe në fazën ofensive.

Spanjolli që pas transferimit te Chelsea është përfshirë direkt në 20 gola.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asistime për shokët e skuadrës, 7 gola më shumë se secili mbrojtës në Premierligë.

27 vjeçari kaloi në Chelsea nga skuadra e Fiorentinës, gjatë kohës kur Conte ishte trajner i ‘Bluve’. Ai po përshtatet mjaft mirë edhe me Maurizio Sarrin./Lajmi.net/