Marco Reus flet rreth largimit të Ozil nga kombëtarja

Mesut Ozil ka dhënë dorëheqje nga kombëtarja gjermane, duke pretenduar se ndaj tij ka pasur dallime në baza racore.

Sport

08/09/2018 20:32

Çështja e tij hapi shumë debate në Gjermani, duke nisur nga federata e deri tek opinion publik. Lojtarë të shumtë kanë dhënë mendimet e tyre rreth vendimit të turko – gjermanit Ozil.

Së fundmi ishte Reus që u pyet nga gazetaret dhe përgjigja e tij është nga më të mirat që kemi dëgjuar deri më tash.

“Personalisht kam kaluar shumë mirë me Ozil. Ai më ka ndihmuar shumë dhe është njëri nga lojtarët më të mirë që kam luajtur ndonjëherë. Ajo çfarë ndodhi, është folur shumë për të. Nuk mendoj se shkon në favor të ndokujt nëse kjo çështje rikthehet çdoherë në diskutim” ishin fjalët e yllit gjerman.

Marco Reus është rikthyer në formacionin bazë të Joachim Low pas shumë lëndimesh që e lanë larg fuashve. /Lajmi.net/