Marchisio: Kjo ndeshje vendimtare për Scudetto

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka treguar se cila do të jetë ndeshja vendimtare,  në përcaktimin e fituesit të Series A.

Sport

08/02/2016 11:37

Claudi Marchisio e ka cilësuar përballjen me Napolin si vendimtare në luftën e tyre për Scudetto.

“Të dy ekipet do të hyjnë në ndeshje me një formë të madhe. Napoli janë para nesh për momentin dhe kemi humbur ndeshjen e parë në San Paolo në fillim të sezonit, kështu që kjo është pa dyshim një ndeshje shumë vendimtare për ne, e ne nuk mund të humbim”, u shpreh mesfushori italian.

Juventus dhe Napoli përballen të shtunën, ndërsa ndeshja e parë në San Paulo kishte përfunduar 2:1 në të mirë të Napolit.