Marchisio do të largohet nga Juventus? Përgjigjet Marotta

Marotta ka reaguar pas raportimeve se Marchisio mund të largohet nga Juventus.

Sport

10/02/2018 11:49

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka mohuar spekulimet se Claudio Marchisio do të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Marotta ka reaguar pas raportimeve se Marchisio mund të largohet nga Juventus duke u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk ekzistojnë mundësitë për largimin e Marchisios nga Juventus”, deklaroi Marotta për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Marchisio nuk është duke zënë vend në formacionin bazë të Juventusit duke zgjuar spekulime rreth largimit nga Torino. /Lajmi.net/