Marcelos i ndodh diçka qesharake pas eliminimit nga Botërori

Nuk është kapërdirë mirë eliminimi i Brazilit nga vetë lojtarët, edhe pse 24 orë pas ndeshjes me Belgjikën ata u rikthyen për të vazhduar jetën dhe pushimet.

Sport

09/07/2018 13:17

Shumë lojtarë shkuan në Rio De Zhaneiro, ndërsa të tjerë u nisën menjëherë në destinacionet e tyre për pushime. Miranda dhe Marselo shkuan në Madrid.

Bashkë me ta ishte edhe Danilo, i cili do të kryejë vizitat për të parë shkallën e dëmtimit të ligamentit.

Por mërzitja nga dështimi nuk kishte kaluar, aq sa Marselo e kishte humbur fare toruan duke harruar në avion “iPadin” e tij.

Në momentin kur ishte duke u larguar, rojet e sigurisë e njoftuan se duhet të kthehej sërish për të marrë sendet e tij.