Marcelo zyrtarizon kontratën e re me Real Madridin

Marcelo ka konfirmuar vazhdimin e kontratës në Real Madrid.

Sport

14/09/2017 15:21

Marcelo është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës në Real Madrid.

Mbrojtësi brazilian ka konfirmuar të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

“Është krenari e madhe të hysh në historinë e këtij klubi të madh. Jam shumë i lumtur dhe me fat që jam në këtë klub të madh siç është Real Madridi. Jam shumë i lumtur që kam 10 vjet këtu dhe që tani kam rinovuar kontratën. Më është plotësuar ëndrra dhe familja ime është shumë e lumtur për mua”, u shpreh Marcelo. /Lajmi.net/