Marcelo zbulon se edhe sa kohë do të qëndrojë te Real Madridi

Njëri nga lojtarët më meritor për sukseset e Real Madridit këtë edicion, Marcelo, ka thënë se dëshiron që të mbetet në ‘Santiao Bernabeu’ për një kohë të gjatë.

Sport

22/05/2017 23:08

Reali një natë më parë festoi titullin e parë pas pesë vitesh në La Liga, pas fitores 0-2 në udhëtim te Malaga.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi fituar ligën. Jam këtu që dhjetë vite, dhe shpresoj të jem këtu edhe për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Marcelo.

Marcelo është transferuar në Real Madrid në vitin 2007 nga brazilianët e Fluminese./Lajmi.net/