Marcelo zbulon arsyen e humbjes nga Atletico Madrid

Marcelo ka reaguar pas humbjes së Real Madridit nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës. 

Sport

16/08/2018 07:40

Marcelo ka analizuar humbjen e Real Madridit nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës.

Mbrojtësi i majtë ka thënë se Atletico Madrid e meritoi fitoren derisa ekipit të tij i mbetet të ndryshojë për fillimin e sezonit të ri në La Ligë.

“Nuk është në rrezik sezoni por duhet të ndryshojmë për ta filluar mirë La Ligën”, u shpreh Marcelo pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Urime Atleticos, e ka mëritur titullin. Është e dhimbshme për ne por duhet ta ndryshojmë çipin për ta filluar mirë sezonin. Në fund fiton ai që gabon më pak dhe ne kemi bërë gabime”, theksoi ai. /Lajmi.net/