Marcelo: Vështirë të fitosh me 10 lojtarë

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo mendon se kartoni i kuq i Sergio Ramos ka qenë momenti kyç i humbjes së ekipit të tij nga Barcelona. Futbollisti brazilian thotë se gjiganti madrilen e kishte të vështirë të fitonte me 10 lojtarë ndaj Lionel Messit me shokë. “Kemi luftuar, por me një lojtar më pak është mjaft…

Sport

24/03/2014 11:00

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo mendon se kartoni i kuq i Sergio Ramos ka qenë momenti kyç i humbjes së ekipit të tij nga Barcelona.

Futbollisti brazilian thotë se gjiganti madrilen e kishte të vështirë të fitonte me 10 lojtarë ndaj Lionel Messit me shokë.

“Kemi luftuar, por me një lojtar më pak është mjaft e vështirë. Edhe nëse do ta fitonim La Ligan, do të ishte megjithatë gjithçka e ekuilibruar”.

“Gjyqtari? Nuk flas për të. Sigurisht, të mbesësh me një lojtar më pak i ka komplikuar gjërat. Dalim me kokën lartë, pasi e dimë se Barcelona ka një skuadër të madhe. Duhet të vazhdojmë të luftojmë, çdo ndeshje është një finale”, përfundoi Marcelo.