Marcelo tregon pse ia dedikoi golin Zidanes

Marcelo ia dedikoi golin trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sport

15/02/2018 10:18

Marcelo shënoi golin e 3’të të ekipit mbrëmë në fitoren 3-1 ndaj PSG-së në Bernabeu. Pas golit ai vrapoi tek trajneri dhe festoi me të duke i dedikuar atij golit.

Ndërsa, me disa fjalë pas ndeshjes, Braziliani tregoi se pse i dedikoi këtë gol pikërisht trajnerit: ”Duhet të besojmë në vetvete, golin ai dedikova Zidane për t’i treguar se jemi me të deri në vdekje.”, thotë Marcelo, përcjell Albeu.com.

Gjithashtu ai shtoi: ”Futbolli ka shumë, dëshirojmë të jemi më mirë, por ishte një ditë e veçantë dhe jemi shumë të kënaqur me ndeshjen që kemi bërë.”