Marcelo shpreson në fitoren e Realit, premton spektakël për tifozët e futbollit

Marcelo u ka premtuar tifozëve të futbollit spektakël në finalen mes Real Madrid dhe Liverpool.

Sport

25/05/2018 18:52

Real Madrid dhe Liverpool do të takohen në finalen që luhet nesër në Kiev.

Mbrojtësi brazilian është paraqitur në konferencën e fundit për shtyp para kësaj ndeshje.

“Të dy skuadrat pëlqejnë të sulmojnë. Varet se si fillon loja, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, jemi gati për finalen, por është finale dhe mund të ndodhë gjithçka. Duhet të presim për të parë se si do të fillojë ndeshje, por mendoj se do të jetë një spektakël për të gjithë të dashuruarit pas futbollit”, ka deklaruar Marcelo.

“Gjërat ndryshojnë gjatë viteve, por jo dëshira për të fituar. Madrid gjithmonë dëshiron të fitojë, ne duam të fitojmë gjithçka”.

“Liverpool janë një ekip i madh dhe kanë pasur një sezon të madh. Ne nuk mund të mendojnë vetëm për një apo dy lojtarë të tyre. Ata janë një skuadër, dhe skuadra fiton ndeshje. Do të jetë e vështirë, pasi ata gjithmonë luajnë në këtë nivel”./Lajmi.net/