Marcelo ka një mesazh për tifozët e Real Madridit pas humbjes nga Atletico Madrid

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka dërguar një mesazh për tifozët pas humbjes 4:2 në finale të Superkupës së Evropës.

Sport

16/08/2018 22:13

Kampionët e Ligës së Evropës kanë dhuruar një shfaqje jo të mirë, duke u mundur në Estoni nga Atletico Madrid.

Paraqitja e Real Madridit në këtë ndeshje është kritikuar shumë nga tifozët e kësaj skuadre, të cilët vazhdojnë të shprehin keqardhje për largimin e Cristiano Ronaldos.

Marcelo përmes llogarisë së tij në Instagram, u ka premtuar tifozëve se Real Madrid do të rikthehen edhe më të fortë.

“Do të rikthehemi edhe më të fortë. E kemi sezonin para. La Liga fillon të dielën, ne do të japim gjithçka siç kemi bërë gjithmonë”, ka shkruar Marcelo./Lajmi.net/