Marcelo i jep shpresë Real Madridit për transferimin e Neymarit

Lajm fantastik për të gjithë tifozët e Real Madridit.

Sport

10/11/2017 07:22

Marcelo ka njoftuar Real Madridin për pakënaqësinë e Neymarit në Paris Saint-Germain.

Gjatë kësaj jave kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth interesimit të klubit spanjoll për blerjen e ish yllit të Barcelonës.

Kurse, “AS”, shkruan se Marcelo – i cili ka takuar Neymarin në Kombëtaren e Brazilit – ka njoftura klubin e tij se sulmuesi është i pakënaqur në Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid beson se mund të realizojë një përforcim të madh duke e sjell në Santiago Bernabeu pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/