Marcelo i bindur: Neymar një ditë do të luajë për Real Madridin – Lajmi.net
Marcelo i bindur: Neymar një ditë do të luajë për Real Madridin
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 21:48, 11 February 2018
“Neymar është lojtar i madh dhe lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë në Madrid”, ka deklaruar Marcelo, duke aluduar se bashkëvendësi i tij një ditë do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Ylli brazilian në verën e vitit 2017 për 222 milionë iu bashkua PSG-së nga Barcelona, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ende pa kaluar sezonin e parë në Francë, ka pasur shumë zëra për rikthimin e tij në La Liga, te skuadra e Real Madridit, si pasues i Cristiano Ronaldos.

E transferimi i tij te Real Madrid, sipas Marcelos do të ndodhë një ditë.

“Neymar duhet të vije në Madrid, mendoj se ai do të përshtatet në mënyrë të përkryer me ekipin”, ka deklaruar Marcelo.

“Ai është një lojtar i madh dhe lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë në Madrid. Unë mendoj se Neymar një ditë do të luajë në Madrid”, ka deklaruar Marcelo gjatë një interviste për ‘Esporte Interativo’./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Marcelo, Neymar, Real Madrid

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master
  • Play Bike Rivals