Marcelo i befasuar me vendimin e gjyqtarit në ‘El Clasico’

Marcelo ka thënë se Sergio Roberto nuk e ka merituar kartonin e kuq në ndeshjen Barcelona – Real Madrid.

Sport

07/05/2018 18:18

Roberto u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë, pas një goditje që i bëri Marcelos, dhe sipas këtij të fundit ajo goditje nuk është dashur të sanksionohej me përjashtim nga loja.

“Nuk ishte karton i kuq për Roberton, ishte një vendim i vështirë. Unë nuk e ndjeva goditjen e tij në fytyrë”, ka deklaruar Marcelo.

“Të gjithë në fushë e panë ndryshe atë. VAR? Unë nuk jam për zbatimin e tij, sepse e ngadalëson lojën”./Lajmi.net/