Marcelo: Goli i Messit, faji im!

Mbrojtësi i Reali i Madridit, Marcelo “e pranon plotësisht fajin” për golin e e minutës së fundit të Lionel Messit për Barcelonën në El Clasico e së dielës.

Sport

24/04/2017 21:17

Marcelo u shty lart në sulm dhe nuk arriti të kapë topin, ndërsa Blaugranët kundërsulmuan saktë për të dhënë një grusht të fortë në minutën e fundit Realit, të cilët pranuan golin e humbjes 3-2.

Megjithatë, mbrojtësi brazilian ka pranuar fajin tek goli vendimtar i humbjes, por mendon që menduan se ishte më së miri të qëndroj larg në fushën e Barçës.

Braziliani gjithashtu ka refuzuar të flas rreth vendimeve të gjyqtarit, teksa mendon se kjo humbje nuk do të ndikoj në garën për titullin e La Ligas.

“Ishte një gabim, mund të ndodhë me këdo, por unë e pranoj plotësisht fajin për golin”, ka thënë Marcelo për gazetën Marca.

“Ne sulmuam sa ishte 2-2 sepse menduam se sa më larg të ishte topi nga goli ynë, aq më mirë”, transmeton Telegrafi.

“Gjyqtari? Nuk dua të flas për vendimet e tij dhe për të”.

“Nuk mendoj se kjo do të na ndikojë në garën e titullit, por ne duam të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”, përfundoi braziliani.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy