Marcelo e Kroos e frikësojnë Ancelottin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti brengoset me dyshen Marcelo dhe Toni Kroos që rrezikojnë të mungojnë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për shkak të kartonëve.

Sport

19/02/2015 20:43

Pavarësisht fitores 2:0 në udhëtim te Schalke, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti gjeti diçka që nuk i pëlqeu.

Mbrojtësi Marcelo dhe mesfushori Toni Kroos rrezikojnë të humbin çerekfinalen në rast të ndëshkimeve të ngjashme në duelin e kthimit, duke llogaritur se gjiganti madrilen kualifikohet tutje, shkruan e përditshmja sportive spanjolle “AS”.

Andaj, duke e parë rrezikun, Ancelotti mund të reagojë duke e zëvendësuar Marcelon me Fabio Coentraon që pritet të rikthehet nga lëndimi.

Kurse, vendin e Kroos mund ta zë përforcimi i ri Lucas Silva, apo edhe Asier Illarramendi.