Marcelo drejt Juventusit, Reali e gjen zëvendësuesin e tij

Afati kalimtar i vitit të ardhshëm mund të sjellë lëvizje interesante te Real Madrid.

Sport

29/08/2018 17:31

Pas Cristiano Ronaldos, rrugën drejt Juventusit mund ta marrë edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo.

32 vjeçari që pothuajse gjithë karrierën e kaloi në ‘Santiago Bernabeu’, besohet të jetë ndikuar nga Cristiano Ronaldo, për t’iu bashkuar Juventusit.

Largimin e Marcelos e kanë ‘nuhatur’ edhe te Real Madrid, ku presidenti Perez ka filluar të mendojë për zëvendësuesin  e tij.

Sipas Tuttosport, “Los Blancos” kanë nisur bisedimet me Chelsean për ta bërë Marco Alonson lojtarin e tyre, duke iu ofruar londinezëve deri në 60 milionë euro./Lajmi.net/