“Marca” zbulon vendimin e Jamesit, zgjedh ekipin për sezonin e ri

James Rodriguez preferon rikthimin në Real Madrid për sezonin e ri.

Sport

13/07/2018 07:13

James Rodríguez dëshiron të rikthehet në Real Madrid.

“Marca” raporton se mesfushori i huazuar në Bayern Munich për dy sezone me mundësi të rikthimit te “Los Blancos” më 2019, dëshiron të kufizojë kohën dhe të luajë sërish në Santiago Bernabeu.

Por, nëse Real Madrid dëshiron ta realizojë rikthimin e tij duhet të zhvillojë bisedime të reja me drejtuesit e skuadrës kampione nga Bundesliga, përcjell “lajmi.net”.

James ka nostalgji për ekipin madrilen dhe pas përfundimit të Botërorit, skuadrat mund të negociojnë rikthimin e tij në Bernabeu. /Lajmi.net/