“Marca” zbulon përforcimin e ri të Realit (FOTO)
Real Madrid së shpejti do ta konfirmojë një përforcim të ri.
Sport
Alexander Isak do të jetë futbollist i Real Madridit.
Sulmuesi i AIK-ut ka vizituar disa herë qendrën sportive të “Los Blancos” në Valdebebas, i shoqëruar nga familjarët e tij, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Isak konsiderohet si “Ibrahimovic i zi”, për talentin e tij të jashtëzakonshëm, përcjell “Lajmi.net”.
Ai ka kontratë me AIK deri më 2018.
Ndërsa, së fundmi kërkohej edhe nga Bayern Munich, Chelsea, Paris Saint-Germain, Juventus e West Ham.