“Marca” zbulon mesazhin e Zidane pas humbjes nga Real Betis (FOTO)

Zinedine Zidane ka kërkuar që skuadra e tij të jetë e qetë në kërkim të formës më të mirë.

Sport

22/09/2017 10:14

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka bërë thirrje për qetësi skuadrës së tij pas humbjes nga Real Betis me rezultat 0:1.

“Los Blancos” kanë mbetur 7 pikë prapa liderit Barcelona pas vetëm 5 xhirosh në La Ligë.

Por, Zidane ka kërkuar që skuadra e tij të jetë e qetë në kërkim të formës më të mirë, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të qëndroni të qetë”, ishte mesazhi i Zidane për futbollistët e tij para dueleve të ardhshme në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/