“Marca” zbulon klubin e ri të Lewandowskit

Robert Lewandowski pritet të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

17/03/2018 15:09

 

Robert Lewandowski është gjithnjë e më afër transferimit në Real Madrid.

Sulmuesi pritet të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi polak duket i vendosur për largim nga skuadra e madhe bavareze, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se Lewandowski është afër kalimit te skuadra nga Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi ishte objektiv i Real Madridit edhe në verën e vitit të kaluar por Bayern Munich refuzoi shitjen e tij. /Lajmi.net/