“Marca” zbulon ekipin e ri të Kalinic

"Marca" raporton se e ardhmja e Nikola Kalinic mund të jetë në La Ligë.

Sport

14/06/2018 09:16

Nikola Kalinic do të largohet nga Milan.

Sulmuesi kroat është nxjerrë në shitje nga klubi italian, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

Sevilla ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Por, Milan nuk dëshiron formulën e huazimit dhe dëshiron ta shesë Kalinicin për të financuar blerje të reja në San Siro. /Lajmi.net/