“Marca” reportazh për Ansi Agollin: Ngritja madhështore e shqiptarit në karrierë

Arsyeja është e thjeshtë, ai luan me Qarabag, skuadër që sfidoi mbrëmë Atletico Madrid.

Sport

19/10/2017 10:44

Kanë kaluar më shumë se tre vite që nga nata e paharrueshme e Beogradit, teksa Ismail Morina lëshoi dronin në Serbi.

Në fakt janë mediat spanjolle që e kanë risjellë edhe njëherë historinë e asdaj mbrëmje, por duke e lidhur me kapitenin e kombëtares sonë, Ansi Agolli.

Arsyeja është e thjeshtë, ai luan me Qarabag, skuadër që sfidoi mbrëmë Atletico Madrid.

Gazeta “Marca” në një shkrim të gjatë evidenton faktin se fotoja e kontrollit të policisë serbe ndaj mbrojtësit ka bërë xhiron e botës. Në atë mbrëmje serbët po kërkonin fajtorin që hodhi dronin, duke kërkuar në çantat e futbollistëve, shkruan VIP Sport.

“Ai do të ketë një detyrë të vështirë për të ndalur carrasco dhe lojtarët e tjerë të Atleticos, por Liga e Kampionateve ka një çmim për lojtarin e Shqipërisë. Imazhi i tij, fatmirësisht, kalon në fushë … pa dron në qiell”, shkruan gazeta Marca.

Ndryshe, skuadra e mbrojtësit shqiptar ka arritur të nxjerr një barazim pa gola ndaj ekipit madrilen.