Marca: Reali i përgjigjet Mourinhos në fushë (Foto)

E përditshmja prestigjoze spanjolle e cila mban anën e Real Madridit, Marca, ka raportuar se Los Blancos janë duke shpresuar të përballen në Ligën e Kampionëve kundër Chelseas së Mourinhos.

Sport

28/12/2014 23:02

Që nga largimi i Mourinhos nga Reali, ndërmjet tij dhe skuadrës madrilene ka pasur mjaft probleme, sidomos me ngacmime nëpërmjet mediave.

Sipas Marcës, Reali i është përgjigjur një sulmi të Mourinhos, duke e kërkuar pikërisht skuadrën e tij, chelsean, përballë në Ligën e Kampionëve.

“Mourinho është pjesë e së kaluarës dhe duhet të na lë të qetë. Madrilenët preferojnë një përballje me të në Ligën e Kampionëve, duke iu përgjigjur kështu në fushë”, shkruan e përditshmja prestigjoze spanjolle, Marca.