Marca mbron Realin me Photoshop (Foto)

Gazeta sportive spanjolle Marca ka edituar fotografinë e tribunave të stadiumit në Michigan të ndeshjes kundër Manchester Unitedit duke pasqyruar më shumë tifozë të Real Madridit.

Sport

03/08/2014 19:00

E përditshmja sportive spanjolle Marca është zënë duke edituar një fotografi të stadiumit në Michigan duke e bërë të duket më shumicë të tifozëve të Real Madridit gjatë humbjes 3:1 nga Manchester United të shtunën.

Dueli në International Champions Cup u përcoll nga 109,318 shikues në Michigan Stadium, i njohur si “The Big House”, rekord për një ndeshje të futbollit.

Por, fotografitë, origjinali dhe ajo e publikuar nga Marca dallojnë shumë. Në fotografinë origjinale shihet një dominim i ngjyrës së kuqe të Manchester Unitedit në tribuna ndërsa tek ajo e publikuar nga Marca, tribunat kanë më shumë ngjyrat e Realit. Fotografia e publikuar më parë tani është larguar nga faqja zyrtare.

Ndoshta edhe Marca e kuptoi se as Photoshopi nuk kryen punë nganjëherë.