“Marca”: Formacioni më i mirë i grupeve nga Kampionati botëror 2018

Lexuesit e “Marca” kanë votuar për formacionin më të mirë nga faza e grupeve e Kampionatit botëror 2018.

Sport

30/06/2018 09:15

Lexuesit e portalit të gazetës sportive madrilene “Marca” kanë votuar për formacionin më të mirë nga faza e grupeve e Kampionatit botëror 2018.

66.000 vota kanë sjellë rezultatin pak a shumë të pritur me njëmbëdhjetëshen e futbollistëve të përzgjedhur.

Në sulm gjendet treshja, Harry Kane, Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i katërt më i votuar ishte ylli i Spanjës, Diego Costa. /Lajmi.net/