Maradonën e lëshojnë nervat, thyen rregullat e stadiumit

Rezultati i pjesës së parë i ndeshjes Argjentinë – Islandë, ka bërë që Diego Armando Maradona të humbasë durimin.

Sport

16/06/2018 16:35

Legjenda e Argjentinës është parë teksa thyente rregullat e vendosura nga organizatori, duke konsumuar duhan në stadium.

Organizatori ka vendosur që të ndalohet konsumimi i duhanit brenda stadiumeve.

Por, Maradona mund të “bëjë” çfarë të dojë, e sigurisht të ndezë edhe një cigare.

Pjesa e parë e ndeshjes Argjentinë – Islandë përfundoi baras 1:1./Lajmi.net/