Maradona: Totti, futbollisti më i mirë që e kam parë ndonjëherë

Ky fund sezon në futboll, ka qenë ndër më të padëshiruarit për tifozët e futbollit.

Sport

22/05/2017 16:22

Pensionimi i Lahm dhe Alonsos, dhe largimi i Terryt nga Chelsea dhe Tottit nga Roma, sigurisht që nuk janë lajme të mira për tifozët e sportit më të dashur në botë.

Largimi i Tottit nga Roma, ka mërzitur edhe ikonën, Diego Armando Maradona.

Maradona me anë të një postimi në Facebook, e ka cilësuar Tottin si futbollistin më të mirë që i kanë parë sytë në jetën e tij.

“Francesco Totti, mbreti i Romës. Futbollisti më i mirë që unë kam parë ndonjëherë”, ka shkruar Maradona./Lajmi.net/