Maradona tërheqë fjalët e rënda për FIFA-n

.

Sport

05/07/2018 18:35

Diego Armando Maradona ka tërhequr akuzat drejt FIFA-s.

Ai tha ditë më parë se FIFA është e zhytur në korrupsion, përcjellë “Lajmi.net”.

“E pranoj se disa nga gjërat që thashë janë të papranueshme. Unë respektoj maksimalisht punën e vështirë të FIFA-s dhe gjyqtarëve”, deklaroi Maradona.

“Një Zotëri i vërtetë është ai që pranon gabimin dhe ky është rasti im për ato që thashë”.

“Mendoj se gjyqtari Geiger gaboi si çdo njeri, por dua të jem i qartë dhe nuk kam asnjë dyshim në lidhje me dashamirësinë e tij. I kërkoj ndjesë atyre që e kanë ndjerë veten të fyer nga fjalët e mia dhe i uroj punë të mbarë”, shtoi ai. /Lajmi.net/