Maradona “tapë”, dëgjojeni se çfarë thotë… nëse e kuptoni

Diego Maradona në gjendje të dehur në paraqitje para mediave.

Sport

24/07/2018 11:54

Bëmat e Diego Armando Maradonës nuk kanë fund.

Pas protagonizmit të tij në Kupën e Botës me gjeste shpeshherë me tepër se impulsive, El Pibe de Oro ofron një spektakël më vete në intervistën e dhënë së fundmi me mediat e vendit të tij, të interesuara për “Rusi 2018” dhe vizitën e tij të fundit në Bjellorusi.

Në fakt, është e vështirë të kuptohen fjalët e legjendës argentinase të futbollit, sepse duket qartë se është nën efektin e akoolit.

Maradona mendon se po u përgjigjet pyetjeve, por artikulimi i tij është për të ardhur keq, atij nuk i kuptohen fjalën që nxjerr nga goja.

YouTube player