Maradona: Shpresoj që Emiliano Sala nuk gjendet në atë aeroplan

Diego Maradon ka folur rreth aksidentit të Emiliano Salas në aeroplanin që u zhduk të hënën.

Sport

23/01/2019 16:25

Legjenda e Napolit, Diego Maradona, ka thënë se shpreson që ai aeroplan mos të jetë i Emiliano Sala.

“Unë shpresoj se piloti zbarkoi në aeroportin e gabuar dhe se ai është gjetur gjallë,” i tha Maradona gazetarit argjentinas, Martin Arevalo, përcjell lajmi.net.

“Kjo është gjithçka që mund të them. Është një tragjedi e tmerrshme.

“Tani po mendoj për të gjitha fluturimet me të cilat kam qenë me shumë njerëz të tjerë.”, ka shtuar më tej legjenda argjentinase. /Lajmi.net/