Maradona nuk rikthehet

Diego Armando Maradona nuk do të rikthehet në fushë. Lajmi i jashtëzakonshëm që qarkulloi gjatë ditës së premte doli të jetë i pavërtetë. Legjenda e Argjentinës raportohej se dëshiron të paraqitet për skuadrën nga liga e pestë, Deportivo Riestra. Mirëpo, kreu i klubit, Marcelo Salorio ka mohuar se Maradona do të luajë për skuadrën e…

Sport

22/02/2014 07:00

Diego Armando Maradona nuk do të rikthehet në fushë. Lajmi i jashtëzakonshëm që qarkulloi gjatë ditës së premte doli të jetë i pavërtetë. Legjenda e Argjentinës raportohej se dëshiron të paraqitet për skuadrën nga liga e pestë, Deportivo Riestra.

Mirëpo, kreu i klubit, Marcelo Salorio ka mohuar se Maradona do të luajë për skuadrën e tij. “Nuk e di kush e nisi këtë lajm absurd dhe plotësisht të pabazë”, deklaroi ai për Nacion.

“Nuk kemi paraqitur asnjë kërkesë për regjistrimin e tij në Federatë, edhe pse kjo do të paraqiste probleme në rregullore për angazhimin e tij. Nëse do të kishte diqka të vërtetë, do të ishim të parët që do ta konfirmonim lajmin sepse ndikimi mediatik do të ishte i jashtëzakonshëm”.

Maradona, tashmë disa muaj është i angazhuar tek Riestra, si motivues.