Maradona në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet në spital

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sport

04/01/2019 21:48

Maradona është dërguar në spital në Buenos Aires për tu trajtuar dhe me shpresën që të përmirësohet shëndeti i tij.

Ai ka një gjakderdhje të brendshme në stomak dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të shmangur problemet më të mëdha, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Ish fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën kishte bërë një kontroll rutinë në “Clinica Olivos” kur doktorët hetuan problemin.

Më herët gjatë asaj dite ishte bërë e ditur se Maradona nuk ishte shfaqur në kohë në stërvitjet e Dorados. /Lajmi.net/