Maradona: Kolumbia u vodh, FIFA e korruptuar!

Diego Maradona ka kritikuar FIFA-në.

Sport

04/07/2018 11:14

Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë. El Pibe de Oro vazhdon të jetë protagonist me deklaratat e tij edhe pas eliminimit të Argjentinës nga Franca në 1/8-at.

Pas dështimit të Messit me shokë, legjenda e Argjentinës u bë tifoz i flaktë i Kolumbisë, madje para sfidës ndaj Anglisë u shfaq me fanellën e “caffateros”.

Pas eliminimit të Kolumbisë, Maradona shpërthen ndaj gjyqtarit amerikan Geiger, të cilin e bën fajtor për rezultatin final, që nxori jashtë Botërorit amerikano-jugorët, transmeton “SS”.

“Ajo që ndodhi me Kolumbinë ishte vjedhje monumentale. Gjyqtari Geiger, që është amerikan, ndoshta njeh rrgullat e bejsbollit, por jo të futbollit. Është një hajdut. Ndërhyrja e gabuar ishte e Kane, ndërsa ai akordoi 11-metërsh kundër kolumbianëve, që e humbën ndeshjen pa patur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it?

Barazimi i Kolumbisë nuk e ka frenuar irritimin e Diegos, që në transmetim direkt në emisionin “De la mano del Diez” sulmoi tepër i karikuar:

“Duhet t’i kërkojnë të falur popullit kolumbian. Gjyqtarët i përzgjedh Collina, i emëruar nga Infantino, që duhej të luftonte në FIFA korrupsionin dhe hajdutët, por në këtë ndeshje kemi parë të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra dhe e trukuar.”