Maradona ka dorë në dënimin e Messit

Lionel Messi ka tronditur kombëtaren e Argjentinës.

Sport

28/03/2017 22:12

Ylli i Barcelonës, nuk do të mund të ndihmojë Argjentinën në katër ndeshjet e ardhshme, pasi shqiptimit të dënimit nga FIFA, pas ofendimin që i kishte bërë gjyqtarit në ndeshjen ndaj Kilit.

Ky dënim i Messit mund t’i kushtojë me mos kualifikim Argjentinës në Kupën e Botës së vitit 2018, pasi nuk qëndron edhe mirë në renditje.

Por, gjërat bëhen edhe më keq me lajmet që po qarkullojnë në mediet e huaja. Ndoshta iu duket e pabesueshme por dorë në dënimin e Messit duket se ka Diego Armando Maradona.

Maradona që është një ambasador i FIFA-s, ka kërkuar këtë dënim për Lionel Messin.

“Kam folur me dikë që punon në FIFA dhe Maradona ka kërkuar dënim për Messin”, ka shkruar në rrjetet sociale gazetari i njohur Gonza Stupenengo./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6