“Maradona do ta thërras Messin për t’i kërkuar falje”

Diego Armando Maradona do t’i kërkojë falje Lionel Messit për deklaratën e tij të keqinterpretuar.

Sport

16/10/2018 21:00

Javën e kaluar të gjithë u befasuan kur në media u plasua një deklaratë e Diego Armando Maradonas, ku thoshte se Lionel Messi nuk mund të jetë një lider as te Barcelona e as te Kombëtarja e Argjentinës.

“Një person që shkon 20 herë para ndeshjes në banjë, nuk mund të jetë lider”, ishte deklarata e Maradonas për Messin, që u plasua në media.

Por, rreth kësaj deklarate ka reaguar avokati i Maradonas, Matias Morla.

Ai ka thënë se Maradona do ta thërras personalisht Messin për t’i kërkuar falje, shkruan MundoDeportivo, përcjell lajmi.net.

Sipas Morla, deklarata e Maradonas është keqinterpretuar nga mediet, dhe se ish kampioni i botës me Argjentinën nuk e ka atë mendim për bashkëvendësin./Lajmi.net/