Maradona befason të gjithë me ekipin e ri

Diego Maradona pranë një roli të ri si trajner.

Sport

06/09/2018 07:29

Diego Maradona pritet të emërohet trajner i ri i Dorados de Sinaloa, ka bërë të ditur “ESPN Mexico”.

Legjenda e Argjentinës fitoi Kampionatin botëror në Meksikë më 1986 por kurrë nuk ka punuar në vendlindjen e tij.

Prapë i mbeten për t’u sqaruar edhe disa detaje, mirëpo aventura e tij e radhës pritet të jetë në Meksikë, përcjell “lajmi.net”.

57 vjeçari pritet të lirohet nga marrëveshja e arritur së fundmi me klubin Dynamo Brest në Bjellorusi. /Lajmi.net/