Maqedonia zgjedh sot Presidentin dhe Parlamentin e ri

Maqedonia voton sot për parlamentin e ri dhe presidentin. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare garojnë 14 lista konkurruese për 123 vende deputetësh. Të drejtën e votës e kanë mbi 1.7 milion banorë në 3,480 vendvotime në tërë vendin.

Lajme

27/04/2014 10:49

Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare garojnë 14 lista konkurruese, 5 prej të cilave janë koalicione, dhe 9 parti politike maqedonase e shqiptare, për zënien e 123 ulëseve të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Pjesë e kësaj legjislature do të jenë edhe tre deputetë nga diaspora, e cila dje ka votuar nëpër tri përfaqësi diplomatike në tri zona zgjedhore në Europë, SHBA-Kanada dhe Australi.

Të drejtë për të votuar kanë mbi 1.7 milion qytetarë, të cilët do të votojnë në 3,480 vendvotime.