Maqedonia pret që Kosova të heq doganën për produktet bujqësore

Qeveria e Maqedonisë është në komunikim  të vazhdueshëm me ministrat e Kosovës dhe rajonit, në mënyrë që të mos vije deri tek ndërmarrja e masave reciproke ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi që kjo e fundit vendosi  të rrit doganat për pemët dhe perimet.

Lajme

23/07/2018 16:25

Në njoftimin për media, nga Ministria e Bujqësisë thonë se në qoftë se nuk do të arrijnë dialog edhe pas takimit të caktuar për ditën e mërkurë, menjëherë pas saj do të pasojnë edhe aktivitete të tjera, me të vetmin qëllim, siç thonë nga kjo ministri, të mbrohen prodhimet vendase.

“Të mërkurën do të ketë takim të përbashkët të të gjithë ministrave të rajonit, në të cilin përfaqësues nga Maqedonia do të jetë ministri Lupço Nikollovski. Në takim do të kërkohet një model i përbashkët se si të tejkalohet ky problem me Kosovën. Gjithashtu nëse nuk do të tejkalohet problemi të mërkurën, në ditët në vazhdim ministrat e Bujqësisë dhe Ekonomisë, do do të takohen me kolegët e tyre kosovarë, në të cilin takim do të kërkohet zgjidhje për këtë çështje”.

Ata më tej theksojnë se edhe më tej presin tërheqjen e vendimit të ndërmarrë ditë më parë nga ana e Republikës së Kosovës dhe arritjen e një e një marrëveshje e cila do të jetë e kënaqshme për të gjitha palët.

“Qëllimi është shfuqizimi i vendimit dhe mundësimi i lëvizjes së shpejtë të mallrave dhe shërbimeve si dhe shkëmbimi tregtar midis të dyja vendeve. Presim të arrihet marrëveshje përkatëse, ku nuk do të ketë palë të pakënaqura dhe e cila do të jetë në interes të të gjithëve”.

Javën e kaluar ministritë e bujqësisë dhe ekonomisë dërguan shkresë deri te CEFTA, Bashkimi Evropian dhe deri te Qeveria e Kosovës, përmes të cilës  zyrtarisht kanë kërkuar tërheqjen e vendimit të Kosovës për rritjen e tarifave doganore për importin e pemëve dhe perimeve./SHENJA/