Maqedonia miraton propozim-ligjim për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot miratuan propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

Lajme

19/06/2018 11:31

Gjithsej votuan 109 deputet, “pro” marrëveshjes votuan 69 dhe 40 ishin “kundër” marrëveshjes me Greqinë.

Votimi i kësaj marrëveshje u përcoll me brohoritje nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët që nga fillimi kanë qenë kundër marrëveshjes me Greqinë.

Ata thanë se me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta e Maqedonisë dhe se do të humbet identiteti i tyre.