Maqedonia kundër Spanjës, sa futbollistë shqiptarë janë në ekip?

Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi janë grumbulluar nga trajneri i përfaqësues së Maqedonisë Igor Angelovski.

Sport

03/11/2016 14:40

Maqedonia do të ketë dy shqiptarë të Shkëndijës së Tetovës në sfidën e muajit nëntor ndaj Spanjës.

Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi janë grumbulluar nga trajneri i përfaqësues së Maqedonisë Igor Angelovski, për ndeshjen kualifikuese të Botërorit Rusi 2018 ndaj kombëtares iberike që do të zhvillohet në qytetin e Granadas.

Të dy lojtarët e kuqezinjëve tetovarë janë shumë të rëndësishëm për trajnerin madje Ferhan Hasani është një titullar i padiskutueshëm edhe në përfaqësuese teksa në sfidën e humbur 2-3 ndaj Italisë në Shkup realizoi golin e avantazhit provizor 2-1 të Maqedonisë.

Lajmi për grumbullimin e Ibraimit dhe Hasanit u bë i ditur nga vetë klubi i Shkëndijës në faqen zyrtare .

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.