Maqedonia konfirmon ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”

Gjatë vitit 2016 pritet fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup - Bllacë, me qëllim të plotësimit të autostradës “Arbën Xhaferi” në pjesën maqedonase.

Lajme

17/09/2015 17:02

Zëvendësministri i Transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Nimetullah Halimi në një prononcim për RTK-në tha se gjatë këtij muaji përfundon projekti i fizibilitetit për ndërtimin e këtij aksi nga firma projektuese Mott MacDonald dhe IPF Consortium.

“Është nënshkruar kontratë ndërmjet Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) për projektimin e kësaj rruge. Është bërë edhe zhvendosja e nyjës në Stenkovec. Projektimi i ri ka paraparë edhe përcaktimin e saktë të pikës kufitare Bllacë-Hani Elezit,përmes së cilës do të lidhet autostrada Shkup-Prishtinë”, ka thënë Halimi.