Maqedonia e demolon Gjibraltarin në Ligën e Kombeve

Maqedonia e ka demoluar Gjibraltarin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

19/11/2018 22:46

Maqedonia  ka fituar 4 me 0m ndaj Gjibraltarit.

Enis Bardhi e mbylli pjesën e parë me golin e tij të shënuar në minutën e 27’, raporton “lajmi.net”.

Maqedonia arriti të shënoj edhe tre gola të tjerë ndaj Gjibraltarit, duke i marr tri pikë të reja.

Ilija Nestorovski shënoi dy gola (67’ dhe 80’), ndërsa fitoren e maqedonasve e vulosi, Aleksandar Trajkovski në minutën e 90’+2.

Pas kësaj fitore, Maqedonia është lidere me 15 pikë në Ligën D, Grupi 4, Armenia me dhjetë pikë, Gjibraltari me gjashtë dhe Lihtenshtajni me katër. /Lajmi.net/