“Maqedonia e Bukur” diskriminon shqiptarët

Një monografi e publikuar në gjuhën maqedonase dhe angleze e titulluar “Maqedonia e Bukur” diskriminon shqiptarët, pasi që nuk trajton historinë e tyre dhe bukuritë natyrore që janë në zonat shqiptare shtrembërohen apo paraqiten ndryshe.

Lajme

11/12/2013 13:17

Një monografi e publikuar në gjuhën maqedonase dhe angleze e titulluar “Maqedonia e Bukur” është diskriminuese për shqiptarët, pasi nuk trajton elemente dhe pasuri shqiptare në Maqedoni.

Përmes një videoklipi reklamues ku prezantohet monografia shihet qartë diskriminimi edhe në baza fetare, ku Maqedonia paraqitet një vend i krishterimit ortodoks me kisha, kryqe, lokalitete të së kaluarës që janë konsideruar si maqedonase si dhe artefakte tjera kishtare me elemente sllavo – ortodokse- shkruan agjencia e lajmeve INA.

Monografia përbrenda diskriminon shqiptarët, pasi që nuk trajton historinë e tyre dhe bukuritë natyrore që janë në zonat shqiptare shtrembërohen apo paraqiten ndryshe.

Vetë ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Mileska ka theksuar se ky libër flet për kulturën fizike dhe shpirtërore të popullit maqedonas.

“ Është një artefakt me vlerë për të gjithë ne, por edhe një dhuratë prezantuese për çdo vizitor në vendin tonë”, theksoi ministrja Kançeska – Mileska. Monografia është e plotësuar me një film me fotografi për lokalitete historike dhe kulturore në Maqedoni.

(INA)